Durrës, plagosen me armë 2 vëllezër

27/08/2010 21:50

Dy vëllezër kanë mbetur të plagosur me armë zjarri në Shën Vlash të rrethit të Durrësit.

Sipas burimeve policore, të plagosurit janë K. Muka 30 vjeç dhe F. Muka 35 vjeç të cilët janë plagosur nga një person i identifikuar prej policisë e cila më pas prangosi atë, ai është shtetasi 50 vjeçar Ymer Shala.

Ndërkohë që dy vëllezërit janë shoqëruar menjëherë në spital për të marrë ndihmën e parë mjekësore. Mësohet se 30 vjeçari K. Muka ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Top Channel