Topi: Nënë Tereza, zëri i të varfërve

26/08/2010 11:15

Presidenti i Republikës, Bamir Topi shprehu besimin se do të jetë e afërt dita kur Nënë Tereza do të shpallet e shenjtëruar.

Në 100-vjetorin e lindjes së saj, Topi theksoi se Nëna e paharrueshme ishte zëri i miliona fëmijëve, burrave dhe grave të varfër në të gjithë botën.

“Dashuria dhe besimi ishin arma e saj, dhembshuria ishte forca madhore e shpirtit të saj. Me përkushtim ajo rendi drejt lirive dhe të drejtave njerëzore, u ktheu dinjitetin miliona njerëzve që ishin të zhytur në mjerim, harresë, sëmundje”, tha Topi.

Kreu shqiptar, theksoi se murgesha shqiptare, që ndërtoi një strehë të ngrohtë për të gjitha krijesat që vuanin, sakrifikoi jetën e saj për të tjerët.

Top Channel