SHBA: Ndoshta bombardime edhe në Jemen

26/08/2010 21:25

Pas Pakistanit, Shtëpia e Bardhë po shqyrton mundësinë e përdorimit të avionëve gjuajtës pa pilotë për të bombarduar objektiva edhe në Jemen.

Lajmi raportohet nga edicionet online të mediave amerikane të cilat përcaktojnë se sulmet, në rast se do të ndërmerren do të synojnë bazat e Al Kaedas në vend.

Sipas shërbimeve sekrete amerikane aktiviteti terrorist në Jemen përbën rrezikun më të lartë ndaj SHBA-së dhe objektivave të tjerë perëndimorë.

Top Channel