Rezoluta e PE-së, replika LSI-PS

26/08/2010 15:10

Levizja Socialiste dhe Partia Socialiste janë përballur në replika lidhur me nevojen e zbatimit të rezolutes së Parlamentit Europian.

Luan Rama kerkoi nga socialistet te ulen ne dialog per gjetjen e nje zgjidhjeje dhe nevojen per ndryshime ne kodin zgjedhor.

“Nëse rezolutën e lexon me ndjenjën e pergjegjesise ka vend per angazhim real qe do te thotë qe edhe PS te kontribuojë për të realizuar tryezen e dialogut politik pa kushte. Transparenca e zgjedhjeve behet me projektin konkret, me ndryshimin konkret ne kodin zgjedhor”, tha Rama.

Nuk vonoi edhe pergjigja e selise roze, sipas te ciles rezoluta kerkon transparence te plote te zgjedhjeve.

“Le të nisë puna e Kuvendit me zbardhjen e të vërtetës së 28 qershorit, që garantohet si fillim nga hapja e kutive të materialeve zgjedhore, ndërkohë që për fletët votimit opozita e ka ofruar tashmë kompromisin e saj” tha deputetja socialiste, Eglantina Gjermeni.

Top Channel