PS: Kuvendi të zbatojë rezolutën e PE-së

26/08/2010 14:00

Partia Socialiste kërkon transparencën e zgjedhjeve të 28 qershorit dhe hapjen e kutive.

Në një deklaratë për shtyp, deputetja socialiste Eglantina Gjermeni theksoi se kuvendi duhet të nisë punën pikërisht me zbatimin e Rezolutës së Parlamentit Europian.

Sipas socialistëve, rezoluta shprehet qartë dhe pa asnjë ekuivok, për transparencën e zgjedhjeve të kaluara dhe hapjen e kutive.

“Le të nisë puna e Kuvendit me zbardhjen e të vërtetës së 28 qershorit, që garantohet si fillim nga hapja e kutive të materialeve zgjedhore, ndërkohë që për fletët votimit opozita e ka ofruar tashmë kompromisin e saj”, tha Gjermeni.

Top Channel