Pakistan, katolikët të diskriminuar, të lënë pa ndihma

26/08/2010 18:55

Në Pakistan më shumë se 200 mijë të pastrehë të krishterë dhe 150 mijë indu në jug të Punjab-it nuk bëjnë pjesë në marrjen e ndihmave.

Bëhet fjalë për persona që ende janë në pritje të ndihmës minimale për të mbijetuar.

Alarmi është lëshuar nëpërmjet Agjencisë Fides nga punëtorë të organizatave humanitare të Karitasit dhe OJQ-vë te tjera që veprojnë në vend.

Sipas tyre, po bëhet një diskriminim në dhënien e ndihmave.

Top Channel