Francë, vijon dëbimi i romëve

26/08/2010 20:55

Megjithë pakënaqësitë që ka shkaktuar në KE, Franca vazhdon operacionin e dëbimit të romëve nga territori i saj.

Kështu ditën e sotme fluturuan dy avionë për në Rumani me 300 pasagjerë në total.

Operacioni i autoriteteve franceze, përveç reagimit të KE-së dhe të organizatave të ndryshme humanitare ka ngjallur protesta edhe në komunitetin rom në Turqi.

Ndërkaq kryeministri francez Fransua Fijon njoftoi se ka rënë dakort me kreu e KE-së, Barroso për t’u mbledhur në ditët e ardhëshme ku do të diskutohet çështja në fjalë.

Top Channel