Fundi i lidhjes me këngëtaren e njohur italiane? Balerina shqiptare i jep fund aludimeve me gjestin e fundit
I vë flakën shtëpisë sepse e ëma i hodhi robotët. Ngjarja aspak e zakontë ka ndodhur në pjesën perëndimore të ishullit Kasai në Japoni.
Nuk bëhet fjalë për një bebe-piroman, por për një 30-vjeçar i cili u tërbua pasi e ëma i kishte flakur tutje rreth 300 robotë Gundam në miniaturë.
Autori tashmë do të përballet me akuzën e zjarrvënies me dashje dhe të agresivitetit ndaj familjarëve, akuzë kjo që mund t’i kushtojë disa vite burg.
“Robotët janë pjesë e trupit tim, e jetës sime, e shpirtit tim”, deklaroi 30-vjeçari para gjykatësit japonez.
Robotët Gundam janë protagonistë të një seriali vizatimor mjaft të famshëm në Japoninë e viteve ’70.
Top Channel