Ministri për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Goran Bogdanoviç, tha dje se EULEX-i rrezikon të bëhet bashkëpjesëmarrës në pengimin e drejtësisë, duke dhënë garanci për komandantin e dikurshëm rajonal të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ramush Haradinaj, nëse Tribunali i Hagës vendos për lirimin e përkohshëm të tij, raporton “FoNet”.

Bogdanoviç ka thënë se nuk pret që Tribunali i Hagës ta lirojë përkohësisht Haradinajn, duke shtuar se Serbia mbron qëndrimin parimor që të konstatohet e vërteta e plotë për krimet që dyshohet Haradinaj dhe kjo “nuk do të mund të ndodhë, nëse ai do të jetë në liri”.

“Me këtë vendim EULEX-i u ka dërguar mesazh të hidhur familjeve të viktimave, por edhe gjithë serbëve në Kosovë”, citon EULEX-in Bogdanoviçi.

Top Channel