AMS, nis projekti gjigand për zbulimin e universit

26/08/2010 11:10

Përgatitet për mision “gjahtari” i anti-materies në Univers, një nga projektet më të mëdha të astronomisë moderne.

Kutia gjigande prej 7.5 tonelatash do niset nga Zvicra nëpërmjet avionit më të madh të transportit C-5 Super Galaxy për në bazën e NASA-s Cape Canaveral nga ku më pas do të niset për në hapësirë.

Kostoja e këtij aparati ka shkuar 1.6 miliardë dollarë dhe për krijimin e tij 600 shkencëtarë nga 16 vende kanë punuar për 16 vjet. Në muajin shkurt, nëpërmjet një anijeje kozmike, aparati do udhëtojë për në hapësirë, 350 km nga sipërfaqja e Tokës.

Syri magnetik do vëzhgojë universin deri në vitin 2028 ku do kërkojë të zbulojë fragmente të materies pasi në Univers ka më shumë se sa mund të shikojmë nga Toka. Universi përbëhet nga 25 % materie e errët dhe 70 % nga energji e errët dhe magnetët e AMS-së janë gati të hedhin dritë rreth këtij 95 përqindëshi. Rruga për ndërtimin e këtij teleskopi ka nisur që në vitin 1994 dhe nuk ka qënë shumë e lehtë.

Top Channel