Berisha: Shpresojmë te South Stream

25/08/2010 16:00

Kryeministri Sali Berisha është shprehur optimist se ekzistojnë mundësitë që një degë e gasjellesit Southstream, që do të nisë ndertimin pas dy vjetësh, të kaloje edhe nëpër Shqipëri.

Ky është një nga projektet më të mëdha botërore të gazit, që, aktualisht, planifikon të transportojë gazin rus drejt Europës, nëpërmjet Bullgarisë, Serbisë, Hungarisë dhe Greqisë, duke patur si pike fundore Italine.

“Shqiperia eshte vend kryesor tranzit i nje prej gazsjellesve kryesore te Europes, atij Transadriatik, qe sjell gazin e Kaspikut drejt Europes Perendimore. Ky projekt eshte me afer, se te gjithe projektet e tjera te gazit, per t’u shnderruar ne realitet. Jane zgjidhur problemet e shumta dhe komplekse dhe eshte e rendesishme se rezervat ne burimin e ketij gazsjellesi jane dhjetefishuar, me zbulimet e fundit ne ato zona. Por, krahas kesaj, ka nje vullnet te qarta nga vende mike qe edhe ai qe quhet South Stream apo rryma jugore, qe kalon nga Igumenica, Greqi, drejt Italise, te kete nje dege drejt Vlores. Eshte nje marreveshje midis Gazprom dhe Eni”, tha Berisha.
 
Kryeministri Berisha i publikoi keto te dhena gjate mbledhjes se qeverise, ku u mor vendimi, qe percajton bazat ligjore per dhenien e lejeve te ndertimit per shtrimin e tubacioneve te gazit apo ndertimin e impianteve te gazifikimit ne vend, ku sic tha kryeministri berisha po behen kerkime serioze per gazin.

“Zona e Semanit eshte vleresuar si zona me e pershtatshme e te gjithe pellgut te rajonit, per ndertimin e nje impianti rigazifikues te gazit te lengshem, me potenciale shume te medha, drejt Shqiperise, Italise, vendeve te bregut te Adriatikut dhe me gjere”, theksoi kryeministri.
 
 

Top Channel