Berisha: Janë mundësitë për zgjidhje të ngërcit

25/08/2010 10:45

Kryeministri Sali Berisha ka shrytëzuar podiumin e konferencës së ambasadorëve shqiptarë në botë që po zhvillohet në Tiranë për të deklaruar se vendi disponon të gjitha mundësitë për t’i dhënë përgjigjen e duhur situatës politike të brendshme.

Shefi i qeverisë theksoi se me opozitën do të ketë dialog dhe bashkëpunim, madje me kreun e saj, sipas Berishës, janë bërë edhe reformat më të thella në historinë e karrierës së tij.

“Ne duhet të respektojmë ligjet, kushtetuten e Shqipërisë”, theksoi Berisha.

Ashtu sikurse ministri i Jashtëm, Ilir Meta, edhe Berisha theksoi se integrimi në Bashkimin Evropian është një proces kompleks.

Kryeministri theksoi se Shqipëria ka shënuar progres në rrafshin politik dhe reformat po ecin me ritme të shpejta.

Top Channel