Zjarr në aksin Rubik-Rrëshen

23/08/2010 16:50

Zjarri ka përfshirë një sipërfaqe pyjore, rreth 3 hektarë pranë aksit Rubik-Rrëshen, në Mirditë.

Zjarrfikësit janë nisur në vendngjarje për të vënë flakët në kontroll.

Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit në pyllin e ri me pisha.

Ndërkohë në Lezhë një tjetër vatër zjarri është vënë në kontroll nga zjarrfikëset.

Flakët përfshin edhe një sipërfaqe arash në zonën e Blinishtit.

Top Channel