Prifti i presidentit: Obama është i krishterë

23/08/2010 16:25

Vetëm pak kohë pas rritjes së numrit të personave që mendojne së presidenti amerikan është mysliman, stafi i Barack Obamës po përgatitet duke nisur strategjinë e mbrojtjes nga një njeri që është shumë pranë shefit të Shtëpisë së Bardhë.

Prifti protestant që lutet bashkë me Obamën, Joel Hunter e përshkuan presidentin si një të krishterë shumë të devotshëm.  

Telefonata e fundit që e nxorri at Hunter nga meditimi ishte kryer nga 15 mijë metra lartësi. Biseda ishte kryer nga bordi i Air Force One mbi trafikun e zakontë tregtar.

“Obama është i krishterë me zgjedhjen e vet dhe është një besimtar shumë i devotshëm”, tha at Hunter. Më tej ai shton se “Njerëzit janë ose të gabuar ose te keqinformauar”.

Kohët e fundit njerëzit menduan se presidenti ishte mysliman, pas deklaratave të Obamës për ngrijtjen e një xhamie prane Ground Zero në Manhaten të Nju Jorkut.

Top Channel