OSSH: Kufizime energjie për remonte

23/08/2010 11:20

Operatori i Sistemit të Shpërndarjes ka lajmëruar se duke filluar nga dita e hënë zona të ndryshme në vend do të përballen me ndërprerje të energjisë për rreth 7 orë gjatë ditës.

Këto ndërprerje do të vazhdojnë deri në datën 27 gusht dhe do të shtrihen në harkun kohor nga ora 9 e mëngjesit deri në oren 16.

Qytetet që do të preken nga ndërprerja e energjisë janë Tropoja, Bajram Curri, Gjirokastra, Peshkopia, Patosi, Shijaku dhe disa fshatra të ketyre zonave dhe të kryeqytetit. OSSH deklaron se keto nderprerje do të behen për shkak të remonteve në nenstacionet e Tropojes,Ibes,Shijakut, Gjirakastres dhe Patosit .  

Top Channel