Haiti, Wyclef Jean: S’jam tërhequr nga gara elektorale
23/08/2010 12:20
Këngëtari i njohur i muzikës hip hop, Wyclef Jean ka përgenjeshtruar lajmin se ai është tërhequr nga gara për presidencialet e Haitit.
“Dua të përgënjeshtroj lajmin e shtypit që nuk më do në zgjedhjet presidenciale në Haiti”, tha Jean në Larry King show të Cnn. Ai shprehet se lista do të publikohet sot dhe gjithcka do shkojë shumë mirë.
Zgjedhjet presidenciale të Haitit do zhvillohen në 28 nëntor. “Nëse do të përjashtohem, do vazhdoj të organizoj të rinjtë të mësojnë si të edukohen”, shtoi Jean. Ai u takua dje me presidentin Rene Preval duke e informuar për kërcënimet që ka marrë. “Ishtë një takim i bukur. Më ofroi një eskortë por e refuzova sepse nuk ndihem në rrezik”, theksoi këngëtari.
Top Channel