Tahiri: Vokshi nuk iu përgjigj akuzave

22/08/2010 14:05

Deputeti socialist Sajmir Tahiri ka kritikuar ashpër deklaratën e deputetes demokrate Albana Vokshi, sepse sipas tij, ajo nuk u është përgjigjur akuzave të selisë rozë në adresë të saj.

“Akuzave per afera korruptuive deputetja Vokshi iu pergjigj me perralla”, theksoi Tahiri. Sipas tij, deputetja nuk dha asnjë sqarim në lidhje me faktet e rënda të publikuara nga PS këto ditë.

“Ligji parashikon deklarmin e pasurisë së bashkëshortëve të deputetëve”, shtoi Tahiri. Deputeti socialist e vijoi deklaratën duke shënjestruar edhe kryeministrin e vendit. “Deputetja Vokshi dhe kryeministri po përdorin pushtetin per t’u pasuruar”, tha gjithashtu deputeti i opozitës.  

Top Channel