Konfindustria: Trazirat në Himarë rrezikojnë ekonominë

22/08/2010 15:00

Konfederata e Industrive Shqiptare ka paralajmëruar për një mundësi të prekshme të rrënimit ekonomik të banorëve të Himarës si edhe për rrezikim të investimeve të kryera nga industritë turistike në Shqiperi, si pasojë e papërgjegjshmërisë së qeverisjes vendore në deklaratat pas aksidentit të ndodhur një javë më parë ku humbi jetën një 35 vjecar.

Konfindustria e ka shprehur kete shqetesim me ane te  nje njoftimi per shtyp, duke deklaruar se keto qendrime te krereve lokale mund te jene edhe largim masiv i pushuesve ne vitet ne vazhdim drerjt qendrave te tjera ne afersi te Himares, si Dhermi, Qeparo, Borsh, Palase, Vuno e te tjere. Konfindustria ne deklaraten e saj shpreh edhe shqetesimin se banoret e Himares kane si burim jetesor vetem te ardhurat nga turizmi.

Konfederata sjell nje tjeter arsye nga ato te shprehura ne publik per ngjarjen e Himares ne ditet e fundit, nga akademike dhe institucione te tjera shqiptare. Per Konfindustrine, perdorimi politik nga qarqe te caktuara i ngjarjeve te rastesishme qe mund te ndodhin ne cdo kohe dhe cdo vend, sikurse ishte aksidenti tragjik i nje jave me pare, pervec qellimeve te pastra anti-shqiptare drejtohet edhe ndaj zhvillimit te ndjeshem qe po merr turizmi ne Shqiperi, qe mund te behet nje konkurrent i rendesishem ne vendet e rajonit.

Konfindustria i ka kerkur Qeverise Shqiptare te zbatoje masat e ashpra ligjore per te mos lejuar ne asnje menyre perseritjen e bllokimit te rrugeve kombetare e sidomos ne kulmin kohor te zhvillimit te turizmit.

Top Channel