Woody Allen: Carla Bruni një aktore perfekte

21/08/2010 15:45

Woody Allen pranon për herë të parë të flasë për filmin e fundit, i 41-ti i karrierës së tij, dhe për shumë thashetheme të ngritura në lidhje me atë çka ndodhur me zonjën e parë franceze.

Sipas disa mediave, Carla Bruni ka pasur vështirësi në realizimin e një skene, saqë e ka përsëritur 30 herë me radhë, derisa në mes të natës ka ardhur i mbushur me xhelozi bashkëshorti i saj, presidenti Sarkozy.

“Jam i tronditur. I kam lexuar edhe unë ato gjëra dhe nuk mund t’u besoja syve. Nuk bëhet fjalë për ekzagjerime, por për shpifje të vërteta. Nuk ka asgjë të vertetë në atë që thuhej”, është shprehur Allen.

“Zonja Bruni ka qenë shumë profesionale, ka interpretuar rolin që i kisha propozuar kaq mirë, sa asnjë pjesë nuk do të pritet”, theksoi Allen.

Top Channel