Sarandë, mbytet 15 vjeçari nga Kosova

21/08/2010 18:55

Një pushues 15 vjeçar nga Kosova është mbytur në pishinën e një hoteli në Sarandë.

I riu nga Gjakova u nxorr i pajetë përpara pak minutash.

Shkak për vdekjen dyshohet të ketë qenë një atak në zemër.

Sipas policisë, viktima i quajtur Andi Taçi nuk dinte not.

Ai gjendej në qytetin bregdetar me pushime së bashku me familjen.

Top Channel