PS: Krizë e thellë ekonomike

21/08/2010 15:20

Partia Socialiste ka mbështetur kërkesën e sindikatës së policisë për marrjen e pagesave të dietave dhe orëve shtesë nga forcat e ndërhyrjes së shpejtë dhe njësive operacionale.

Deputeti i PS-së, Pirro Lutaj, u shpreh se nëse qeveria nuk paguan as gardianet e ligjit do të thote se vendi është në një krizë të thellë ekonomike.

“Ky fakt tregon shkallen e degradimit te qeverise shqiptare, e cila sot gjendet e zbuluar perballe nje fakti te thjeshte: pamundesise per te paguar strukturat e rendit dhe  dorezimit perpara falimentit te plote ekonomik. Nese situata financiare e qeverise se Sali Berishes ka mberritur ne ate pike sa nuk eshte me ne gjendje te paguaje as gardianet e ligjit, atehere jemi perballe nje situate te pashprese, e cila mund te zgjidhet vetem me largimin e Sali Berishes dhe kesaj qeverie, ministrat e se ciles po çudisin dynjane me pasurite e tyre, qofshin keto te deklaruara apo te padeklaruara, per te cilat Sali Berisha fshihet si struci”, u shpreh Lutaj.

Kreu i sindikates se Policise Sadedin Fishtaj ka paralajmeruar se nese policet speciale shqiptarë nuk do te marrin shpërblimet që duhet t’u ishin dhene prej muajsh ateherë do të padisin qeverinë në gjykatë.

Top Channel