Kur është njoftuar nga ministri e Ekonomisë një valë e dytë e dhënies me koncesion të pasurive publike, Partia Socialiste vlerëson se janë shkelur parimet e transparencës dhe ligjshmërisë.
Deputeti Erion Brace thotë se qeveria brenda 3 muajsh ka marrë dy vendime që kundërshtojnë 2 vendime të saj të mëparshme në lidhje me koncensionet.
Â
“Vendimi i parë është ky i datës 16.06.2010 që rrëzon vendimin e parë të Sali Berishës të 2007-ës, për rregullat e dhënies me koncesion. Duke rivënë në afat lejet koncesionare të para, 98 leje koncesionare, konfirmon daljen jashtë ligjit të kontratave të lidhura për to. Dështimin e përfituesve në përmbushjen e detyrimeve ligjore dhe kontraktuale. Vendimi i dytë i datës 13.08.2010 që rrëzon vendimin e vitit 2007 të po Sali Berishës që vendoste oponencën teknike për HEC. Vendimi dytë e heq fare oponencën teknikeâ€, u shpreh deputeti Brace.
Në këto kushte, Partia Socialiste kërkon publikimin e cdo kontrate të lidhur mes Ministrisë së Ekonomisë dhe kompanive për dhënien me koncesion të pasurive kombëtare.
“Nga kontratat e për dhënien me koncesion të pasurive kombëtare jo për 1 sic keni dëgjuar deri më sot, por për 6 HEC në lumin Kardhiq dhënë kompanisë Alba Energia Plus, me pronar shtetasin Arian Tartari. Ky është vendimi. Por ky nuk është i mjaftueshëm ndaj ne kërkojmë publikimin kontratën mes METE dhe shtetasit më fjalë për të parë të gjithë shqiptarët sesi jepen politikisht 6 HEC për t’u ndërtuar brenda ditësâ€, u shpreh Brace.
Zoti Arian Tartari është partneri i deputetes demokrate Albana Vokshi, e cila është vënë kohët e fundit në qendër të akuzave për përftime korruptive dhe mosdeklarim të pasurisë. Â
Top Channel