Elbasan, helmime nga ushqimet

21/08/2010 21:20

Mbi 15 adoleshentë janë shtruar në spitalin rajonal të Elbasanit me simptoma të forta të helmimit ushqimor.

Ata janë duke u trajtuar nga mjekët prej së enjtes.

Të rinjtë thonë se dyshojnë të jenë helmuar nga konsumimi i ushqimeve në një Fast Food pranë kombinatit të Drurit në lagjen Shën Koll ku edhe banojnë.

Mendohet që të rinjtë e helmuar nga ushqimi të jenë më shumë për shkak se një numër më i madh kanë lënë spitalin dhe shkojnë atje vetëm për mjekim. Prindërit e adoleshentëve shprehen të indinjuar.

Numri helmimeve ushqimore gjatë sezonit veror është i lartë për shkak të shkeljes së rregullave në ruajtjen dhe tregtimin e ushqimeve.

Top Channel