Bloom e Kerr, së shpejti prindër

21/08/2010 09:50

Aktori britanik Orlando Bloom dhe top modelja australiane Miranda Kerr presin fëmijën e tyre të parë.

“Jam në muajin e katërt të shtatzanisë”, thotë Kerr për edicionin spanjoll të revistës “Vogue”, që do të publikohet në shtator.

Modelja tregon se muajt e parë të shtatzanisë nuk kanë qenë të lehtë për shkak të të përzjerave të vazhdueshme. Bloom dhe Kerr janë njohur tre vite më parë gjatë një sfilate mode në New York, ku Kerr prezantonte një koleksion veshjesh intime.

Martesa e tyre u celebrua me praninë e pak të afërmve dhe miqve dhe qe mjaft private.

Top Channel