Berisha: Zbulimi i statujës, më i rëndësishmi

21/08/2010 14:55

Kryeministri Sali Berisha ka vizituar Institutin e Arkeologjise ne kryeqytet ku ka parë nga afër statujën e zbuluar së fundmi në Apolloni.

Arkeologët mendojne se kjo mund të jetë statuja më e vecantë e zbuluar në Mesdhe, ndërsa per vendin tone eshte statuja me e rendesishme zbuluar ne 50 vitet e fundit. Behet fjale per bustin e nje atleti qe i perket periudhes romake, në gjysmën e dytë të shekullit të dytë të erës sonë.

“Një kryevepër e gjenisë krijuese në skulpturën e të gjitha kohërave. Ky zbulim ka vlera të jashtëzakonshme, në rrafshin krijues artistik, në rrafshin historik”, tha Berisha.

Statuja e atletit romak u zbulua nga ekspedita shqiptaro-francese zhvilluar ne Apolloni ne sektorin e viles romake.Kryeminstri Berisha premtoi angazhimin e qeverise per te fuqizuar mbeshtetjen e saj ne fushen e arkeologjise, si dhe per te rritur bashkepunimin me vendet mike per te zhvilluar  të tjera ekspedita te kesaj natyre.

Top Channel