Protestojnë RENEA dhe specialet

20/08/2010 15:00

Të pakten 600 punonjës policie të strukturave speciale që nisin nga RENEA,Forcat e Nderhyrjes se Shpejtë dhe të njësive operacionale nuk janë paguar ende që prej fillimit të këtij viti për dietat dhe orët shtesë që u takojnë sipas ligjit.

Kreu i sindikatës së Policise se Shtetit ngre për të disatën herë shqetësimin duke u bazuar në ankesat e specialeve, kerkesat e te cileve deri me tani kane rene ne vesh te shurdher.

Sipas Sadetin Fishtes nese nuk kthehet pergjigjje brenda vjeshtes, atehere rruga e vetme mbetet gjykata ku mes te paditurve do te jete edhe qeveria.

“Pasi të evidentojmë në mënyrë të saktë për të gjitha strukturat, do t’i drejtohemi Gjykatës për t’i detyruar organet për të paguar këto orë që janë hequr nga pagat e punonjësve të policisë”, tha Fishta.
 
Ne fund te korrikut ne vijim te nje vendimi te qeverise u hoqen dietat dhe oret suplementare jo vetem per administraten por edhe policine. Por dy dite me pare, pas nje ankese drejtuar policise dhe Keshillit te Ministrave qeveria u detyrua te ndryshoje vendimin duke perjashtuar nga shkurtimi i dietave policine, garden dhe sherbimin e kontrollit te brendshem. Mes problemeve me leket per policine shqiptare, kreu i sindikates ngre edhe ankesen e mos pagimit te policise rrugore per pushimet e vitit te kaluar, pasi ata e kaluar veren ne pune per shkak te trafikut te renduar nga sezoni turistik

“Sipas ligjit këto lejhe nëse nuk konsumohen deri më 15 mars, këto paguhen në bazë edhe të kontratës kolektive dhe kodit të punës”, tha Fishta.

Ceshtja e oreve shtese dhe dietave ka qene gjithmone nje problem I pazgjidhur per  policine shqiptare, vecanerisht per sherbime te kryera jashte orarit zyrtar per sigurimin e rendit gjate ndeshjeve te futbollit, protestave te shumta apo operacioneve speciale te krera ne rrethe.

Top Channel