Presidenti i Republikës, Bamir Topi, i dërgoi dje një mesazh ngushëllimi Presidentit të Italisë, Xhorxho Napolitano, për ndarjen nga jeta të Presidentit italian, Françesko Kosiga.
Në mesazhin e tij, kreu i shtetit, Bamir Topi shprehet: “Ndarja nga jeta e Presidentit Kosiga është një humbje për familjen dhe të afërmit, kolegët dhe të gjithë bashkëpunëtorët e tij”.
Duke shprehur ngushëllimet e tij, Presidenti Topi thotë se “Presidenti Kosiga, gjatë ushtrimit të mandatit të tij presidencial, dëshmoi vlera dhe devotshmëri ndaj shtetit dhe popullit italian, duke dhënë kështu një kontribut të pazëvendësueshëm në jetën politike të Republikës Italiane.Ne shqiptarët, veçanërisht për shkak të miqësisë së fortë dhe lidhjes shpirtërore historike me popullin italian, e përjetojmë këtë çast me dhimbje”.
Top Channel