Mjekët: Qytetarët ta marrin ndihmën në poliklinika

18/08/2010 16:05

Fluksi i madh i pacientëve që janë drejtuar këto ditë të nxehta në urgjencën e pavionit infektiv apo atë të pediatrisë, shpeshhere ka krijuar edhe mungesa të medikamenteve për trajtimin e helmimeve të ndryshme apo të diarreve.

Drejtori i Përgjithshëm në Ministrinë e Shendetësisë, Pellumb Pipero u kërkon qytetarëve që për probleme gastro-intensinale duhet të drejtohen nëpër poliklinika,  të cilat funksionojnë nga ora 8 e mëngjesit deri ne oren 20 dhe ku ky sherbim ofrohet i njëjte me atë në spital.

“Nuk ka arsye që per te marre serume te shkohet në QSUT. I këshilloj qytetarët që të shkojne nëpër klinikat e lagjeve ku ofrohet i njëjti shërbim”, u shpreh drejtori i Politikave Shëndetësore Pëllumb Pipero.

Sipas Piperos, ne te gjitha poliklinkat mund te merret serum apo medikamente te tjera ne rastet e dehidratimit, helmimit apo problemeve te tjera gastro-intensinale,madje ne kushte edhe me komode se sa ne pavionin  infektiv, ku mesatarisht ne dite, paraqiten 120 persona.

Top Channel