Himarë, jeta mes Athinës dhe Tiranës

18/08/2010 15:10

Ngjarja e ndodhur pak ditë më parë në Himarë, vazhdon të jetë një objekt i bisedave të vendasve, të cilët kanë mënyra të ndryshme për të etiketuar, të rinjtë nga Vlora, që kryen aksidentin me vdekje të 35-vjecarit Aristidh Guma.

Te analizosh mendimet e tyre, del ne perfundimin, se te gjithe gjykojne ne varesi te grupmoshave. Te vjetrit, qe jane edhe më fanatiket, i meshojne me teper faktit se ngjarja ndodhi per shkak te nacionalizmit dhe gjuhes. Por ata nuk lene jashte vemendjes se tyre per te akuzuar edhe politiken.

Po ata ne moshe me te re, kane gjykimin e tyre, duke llogaritur edhe moshen e atyre qe akuzohen per vrasje ne bashkepunim. Gjykimi i tyre ne fakt kushtezohet edhe me veset e moshes, por edhe pse e nxjerrin te foluren e greqishtes si nje motiv te dyte per vrasjen e Gumes, nuk e mohojne ate.

Ne pergjithesi komuniteti himariot me ndihmen edhe te ndikimit politik apo edhe te ndonje force tjeter te mundshme qe leviz ne kete qytet, jane mese te bindur qe vrasja ndodhi per motive etnike. Ata nuk heqin dore prej kesaj. Por nga kahu tjeter pushuesit ne kete vend jane te ndare ne dy pjese per vendasit. Pushuesit qe kane kaluar te 30-at, as qe nuk i shqeteson fakti i te folures greqisht, perkundrazi ata shijojne bregdetin e Jonit.

Por ka te rinj te cilet nuk mendojne keshtu. Edhe pse kalojne shume mire ne Himare, deshirojne te degjojne vetem shqip.

A ishte vrasja e Aristidh Gumes, nje vrasje me motive etnike. Per policine absolutisht jo. Gjate gjithe hetimeve te saj ajo nuk gjeti elemente qae vertetonin vrasjen nacionaliste, por vetem nje grindje qe vazhdoi per tre dite me radhe ne kete qytet, midis te rinjve.

Policia e Himares ndaloi ne kohe rekord te gjithe te dyshuarit per ngjarjen. Nese mund ta parandalonin kete krim kjo i perket nje analize policore te Drejtorise se Pergjithshme.

Top Channel