Lezhë, futi drogë në burg, arrestohet

17/08/2010 17:25

Një 22 vjecar është arrestuar pasi tentoi të fuste lënde narkotike në Burgun e Shënkollit.

Forcat e policisë së seksionit kundër narkotikëve të Qarkut Lezhë kanë arrestuar shtetasin Ridvan Gjonaj, pasi gjatë kontrollit të ushtruar ndaj tij para se të futej në ambientet e burgut të Shënkollit.

Në këtë burg, vëllai i tij Eris Gjonaj vuante dënimin, i është konfiskuar një lëndë e lëngshme, e cila dyshohet të jetë lëndë narkotike, e fshehur ne nje bombul gazi. 

Top Channel