Ndërpritet puna në komunat e bashkitë e PBDNJ-së

16/08/2010 17:40

Punonjësit e administratës së komunave në Dropull, që drejtohen nga përfaqësues të PBDNJ-së, i janë përgjigjur thirrjes së kreut të kësaj partie, Vangjel Dule, për pezullimin për dy orë të aktivitetit të tyre në shenjë proteste për vrasjen e 35 vjeçarit himarjot Aristotel Guma.

Komunat Dropull i Poshtëm, Dropull i Sipërm dhe Pogoni kanë ndalur punën e tyre nga ora 10 e paradites deri në mesditë.

Pezullimi i punës nga punonjësit e Zyrës Civile në këto komuna shkaktoi edhe rradhë të gjata të qytetarëve të cilët prisnin të aplikonin për pasaporta biometrike.

Kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule, i cili është dhe inciatori i kësaj greve, është shprehur se, aksioni i nisur prej partisë së tij do të vazhdojë deri në zbardhjen e plotë të ngjarjes, dhe se do të kërkonte edhe ndihmën e institucioneve ndërkombëtare për këtë.

Top Channel