Incidenti në Himare, burg pa afat për 20-vjecarin

16/08/2010 13:55

I akuzuar per vrasjen me dashje te Aristidh Gumes, 20 vjecari Ilir Muka u la nga gjykata e Vlores ne burg pa afat, ndersa 6 bashkemoshataret e tij kerkuan lirine perballe garancive pasurore qe kishin vendosur prinderit e tyre.

20-vjecari vlonjat Muka, i cili sikurse shoket e tij kishte ne kartelen e tij cilesimin i padenuar me pare foli para gjykates duke shprehur pendese.

Ai i tha gjykates se ngjarja e Himares nuk ishte aspak politike dhe se gjithcka ka ndodhur kater dite me pare nuk eshte gje tjeter vecse nje aksident. Gjykata dhe prokuroria nuk mori parasysh asnje rrethane lehtesuese per te riun, megjithese ai u vetedorezua nje dite me pare ne komisariatin e Vlores.

Megjithese jo zyrtarisht burime te policise rrugore nga Drejtoria e qarkut Vlore pohuan per Top Channel se ngjarja e Himares eshte nje aksident sikurse dhjetera aksidente te tjera te ngjashme qe ndodhin rrugeve te vendit, zyrtarisht kjo polici i ka bere letrat per ne prokurori per te pandehurit duke perjashtuar termin aksident automoblisitik dhe duke renduar te pandehurin me akuzen e vrasjes me dashje.

Ne njoftimin zyrtar te pak diteve me pare policia e shtetit e shpjegon shprehimisht ngjarjen. “Rreth ores 22.00 shtetasit aleksander Gjokaj, Bledar Meminaj, Andi Kotorri dhe Juxhin Mustafaraj, teksa udhëtonin me një mjet tip Audi, me ngjyrë gri, me targa të shtetit anglez, me drejtues mjeti shtetasin Ilir Muka, në aksin rrugor Himarë (Qytet)- Himarë (fshat), pas një debati me fjalë për motive banale me shtetasin Aristidh Guma, banor i fshatit Himarë, i cili po udhëtonte me motoçikletë në të njëjtën rrugë, ne vendin e quajtur “Avli”, e kanë goditur atë me automjetin e tyre duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Menjëherë pas kësaj ngjarjeje ata janë larguar dhe janë fshehur në vendin “Përroi i Vishës”, ku i kanë telefonuar tre shokëve të tyre, shtetasit Endrit Salataj,  Dijon Bushi dhe Fabjon Jahaj, të cilët udhëtonin pas tyre me automjetin me targa VL 8312 C, në momentin e ngjarjes. Këta të tre shtetas, kanë marrë shtetasin Ilir Mukaj dhe janë larguar për në drejtim te Jalës me qëllim fshehjen e tij. Policia rrugore ka shpjeguar jo zyrtarisht skemen se si ka ndodhur aksidenti kur sipas eksperteve pas disa zigzageve me motorrin qe ngiste viktima, te rinjte e kane qelluar ate me pjesen e djathte te automjetit ne tentative per ta parakaluar . Ajo qe i rendon te rinjte eshte fakti se kane debatuar paraprakisht me gumen duke i bere hetuesit te rrepte ne dosjen e tyre , por edhe fakti se kjo ngjarje u politizua se tepermi, megjithese policia e shtetit zyrtarisht e ka cilesuar ngjarjen si te ndodhur per shkaqe banale.
 

Top Channel