Moda, pasarela më e gjatë në botë

15/08/2010 15:25

Këtë verë java e modës në Kopenhagen ka kulmuar me shfaqjen e pasarelës më të gjatë në botë. Modele të ndryshme kanë sfiluar nga “City Hall” deri tek “The King’s Nee Square” për t’u kthyer sërish pas.

Rruga e këmbësorëve “Stroeget” në qender të Kopenhagenit u kthye kështu në një pistë shumë të gjatë, ku më shumë se 200 modele, sfiduan shiun duke ecur mbi pasarelën një milje të gjatë ose 1 kilometër e 609 metra.

Kjo ka bërë që Danimarka të thyejë rekordin botëror për sfilatën më të gjatë të mbajtur ndonjëherë. Aktiviteti u mbajt për nder të viktimave që humbën jetën në aksidentin nuklear të Çernobilit, në vitin 1986.

Top Channel