Tiranë, aksidentohen tre agjentë policie

14/08/2010 21:15

Tre policë të qarkut të Tiranës kanë mbetur të plagosur teksa po shkonin për një inspektim në Pezë të Madhe.

Lajmin e bëjnë të ditur burime policore zyrtare, sipas të cilave tre agjentët janë aksidentuar me makinën me të cilën po udhëtonin.

Sipas burimeve, ata ishin nisur për në Pezë të Madhe pasi kishin marrë një sinjalizim për plasgosjen e një personi.

Menjëherë pas aksidentit ata janë shoqëruar për në Spitalin Ushtarak, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën dhe janë vizituar nga ministri i Brendshëm Lulzim Basha.

Top Channel