“Jam krenare që jam emigrante”, Rita Ora rrëfen sakrificat e familjes dhe zbulon ëndrrën që ende nuk i është realizuar
Lindsay Lohan mund të dalë së shpejti nga rehabilitimi. Ministria Publike ka vendosur qe aktorja të lirohet më parë se afati 90 ditësh me të cilin ishte ndëshkuar që të qëndronte në Ucla Medical Center, për t’u disintoksikuar nga droga dhe alkooli.
Lajmin e ka konfirmuar edhe nëna Dina, gjatë show-t televiziv ‘Today’ të MSNBC-së, e cila ka theksuar se Lindsay do të rikthehet sërish në jetën normale.
Gjatë intervistës me gazetarin Matt Lauer, Dina mbrojti rolin e saj si nënë: Nuk jam një mama që do të ndaloj fëmijët e mi të hidhen në botën e spektaklit. Nuk jam unë ajo që i shtyj në dëshirat e tyre dhe jam gati që të jap këshilla nëse m’i kërkojnë”.
Janë të famshme grindjet me Lindsay dhe prindërve të saj, si dhe akuzat ndaj babait Michael, se nuk ka bërë asgjë për të ndihmuar Lindsay që të dilte nga tuneli i drogës.
Top Channel