Berisha përuron rrugën e Dhërmiut

14/08/2010 15:20

Dhërmiu ka qene stacioni i radhes per kryeministrin Berisha, i cili ka inaguruar rrugen qe lidh fshatin me bregdetin, nje investim me vlere të përafërt 230 milionë lekë.

Kryeministri ka bere nje ekspoze te zgjeruar te investimeve te bera nga qeveria ne infrastrukturen rrugore, duke theksuar se vetem ne jug te vendit jane financuar rreth 670 milione euro.

“Këto 5 vite në qarkun e Vlorës, në bashkinë e Vlorës, Orikumit, Sarandës , Delvinës,  Himarës,  Selenicës dhe në komunat e këtij qarku, nga Konispoli deri në Novoselë, nga Sevasteri në Nartë, janë investuar 670 milion euro”, tha Berisha.

Pertej deklaratave per investimet e realizuara nga kabineti aktual qeverises, kryeministri Berisha nuk ka harruar t’i dedikoje nje pjese te fjales se tij edhe rivalit te Partise Socialiste, Edi Rama.

“Dakord zotërinj, nuk jeni dakord me këto që bën qeveria po ju çfarë do të bënit na thoni njëherë?! Të shohësh Shqipërinë nga “kullat e Fidelit”  të duket e zeze sterrë,  por le të dalin këtu në dritë,  të vijnë në breg të shohin Shqipërinë nga bregu dhe këtu do të shohin një Shqipëri krejt tjetër , një Shqipëri ,  e cila po ngrihet mbi mundin dhe djersën e qytetarëve të saj, një Shqipëri,  e cila po ndryshon me shpejt dhe më shumë se çdo vend tjetër”, tha Berisha.

Top Channel