AC/DC, në garë për cmimin Classic Rock

14/08/2010 17:45

AC/DC, Rage Against dhe Machine, Kiss dhe Slash do të garojnë për cmimin e bandës së vitit në kompeticionin Classic Rock Roll of Honour 2010.

Të gjithë ata kanë dy nominime për cmimet e këtij viti dhe për t’i fituar do të kenë përballë Aerosmith, Bon Jovi dhe Jeff Beck, në kategorinë e grupit më të mirë.

16 artistë janë nominuar për albumin e vitit, përfshirë këtu grupet Iron Maiden, Pearl Jam, The Scorpions dhe Foreigner.

Evenimenti, i organizuar nga Alice Cooper, do të mbahet më 10 nëntor në Londër. Në të do të performojnë live edhe grupe si Cheap Trick dhe Alter Bridge.

Top Channel