Sarandë, pranga babait të dhunshëm

13/08/2010 09:50

Një 61-vjeçar nga Metoqi i Sarandës ka përfunduar në pranga, pas kërcënimit me automatik të të birit.

Kështu ka ndodhur me Zeqir Manen, I cili është denoncuar nga i biri, 31-vjeçari Aqif Mane.

Grupi hetimor që ka shkuar në vendngjarje, ka konstatuar se arma automatike që 61-vjeçari ka drejtuar kundër të birit ka qenë pa leje.

Nga hetimet e para është zbuluar edhe shkaku i përplasjes babë e bir.

61-vjeçari rrihte në mënyrë sistematike bashkëshorten dhe djali është revoltuar kur ka mësuar nga e ëma për dhunën e ushtruar nga babai.

Pikërisht kur ka i kërkuar të heqë dorë nga sjellja e dhunshme, babai ka rrëmbyer automatikun dhe e ka kanosur me jetë edhe të birin.

Top Channel