“Nënë Tereza”, mbushur me helmime e viroza

12/08/2010 09:10

Spitali “Nënë Tereza” është një nga institucionet e vetme që nuk merr pushime. Madje, për pushimet e verës, puna në këtë qendër spitalore është edhe më e madhe, sidomos për shërbimin e urgjencave.

Konkretisht, brenda një dite në katër urgjenca të këtij spitali, paraqiten mbi 500 raste për t’u trajtuar.

Urgjenca me fluksin më të madh është ajo e pediatrisë, ku çdo ditë paraqiten mbi 250 raste pacientësh të vegjël.

Rreth 100 pacientë paraqiten çdo ditë për ndihmë në shërbimin e urgjencës së kardiologjisë.

Pacientët me probleme të lehta marrin mjekimin dhe largohen, të tjerë qëndrojnë të shtruar.

Po ashtu, urgjenca e infektivit mbetet një nga shërbimet me fluks të madh, për çdo ditë.

Brenda 24 orëve në infektiv paraqiten nga 80-100 persona me viroza, gastroenterite, por edhe një numër i lartë pacientësh kërkojnë ndihmë për helmimet.

Në fillim të javës në urgjencën e dermatologjisë, apo në spitalin francez, në shërbimet otorino-laringologji kërkojnë ndihmë për shkak të infeksioneve të marra në plazhe e pishina, rreth 40 persona.

Top Channel