Ndotet hyrja e tunelit

11/08/2010 12:20

Hedhja e mbeturinave në vendqëndrimet e dy kahëve të tunelit të Kalimashit nga udhëtarët, ka shkaktuar ndotje të madhe në ambjentin përreth.

Duke qëndruar për më shumë se, 30 minuta në pritje të daljes së autokolonës hyrëse, pasagjerët dhe drejtuesit e automjeteve, konsumojnë lëngje dhe ushqime duke hedhur ambalazhim përtokë.

Edhe pse në këtë rrugë mungojnë vendet e caktuara për hedhjen e mbeturinave, ata që kalojnë në këtë rrugë, ja vënë fajin sjelljes së paqytetëruar të vetvetes.

“Duhet patrjeter që këtë rruga ta mirëmbajmë”, shprehet një prej udhëtarëve.

Pavarësisht se ka një firmë që përgjigjet për pastrimin e kësaj rrugë, gjendja e higjenës në tunelin e kalimashit mbetet i rënduar.

Top Channel