Mashtrimi me bukën, fshihen faturat

11/08/2010 16:10

Cmimi i miellit është nrgitur në rreth 5.900 mijë lekë për kv, por në faturat që fabrikat e miellit lëshojnë për prodhuesit e bukës nuk shënohet cmimi real me të cilin ata e kanë blerë, por më i ulët se aq.

Prodhuesit e bukës jashtë mikrofonit e pranojnë këtë abuzim të pronarëve të miellit, i cili bëhet në mënyrë që të mos paguhen faturat tatimore reale.

Në rast të shkeljes së këtij pakti, pronarët e fabrikave të miellit u bëjnë presion prodhuesve të bukës, duke mos toleruar në mënyrat e pagesave që ata bëjnë për të shlyer miellin.

Por ky është vetëm një nga abuzimet që nis me rritjen e cmimit të miellit dhe Autoriteti i Konkurrencës po monitoron subjektet.

“Aktualisht furrat janë viktima. Nga furrat po vijnë shqetësime se cmimi po rritet në mënyrë galopante. Prandaj monitorimi i faturave të miellit është një nga prioritetet tona kryesore, sa ka faturuar fabrika e miellit tek prodhuesit e bukës”, ka deklaruar komisioneri Koco Broka.

Por nga ana tjetër prodhuesit e bukës, duke përfituar nga mungesa e funksionimit të strukturave shtetërore, kanë gjetur mënyra të tjera abuzimi në kurriz të konsumatorit.

Duke mos përgjithësuar, në shumë furra buke, përvec rritjes së cmimit, abuzohet me peshën, duke i shitur konsumatorit me cmim më të lartë gramaturë më të ulët të bukës.

Po kështu cmimin e bukës e kanë rritur edhe ato furra buke që përdorin një cilësi më të dobët të miellit dhe e shesin atë me cmimin që tregtohet mielli i cilësisë së lartë.

Mungesa e kontrollit i lejon ata të abuzojnë me të gjitha mënyrat. Në këtë proces duhet të angazhohen institucionet si Drejtoria e Metrologjisë dhe Kalibrimit, Drejtoria e Tatimeve dhe inspektoriatet e Ministrisë së Bujqësisë për të parë cilësinë dhe teknologjinë e bukës, institucione këto që deri më tani ekspozohen në ndonjë aksion vetëm për show.

Tregu shqiptar i miellit dhe grurit vepron mbi bazën e lajmeve të mediave dhe jo mbi bazën e cmimeve në tregjet ndërkombëtare dhe bursa.

Tregtarët shqiptarë e rritën menjëherë cmimin sapo agjencitë e lajmeve njoftuan se qeveria ruse vendosi ndërprerjen e eksportit të grurit për shkak të emergjencës së krijuar nga zjarret.

Top Channel