Berisha takim me investues malejzianë

09/08/2010 13:30

Kryeministri Berisha priti sot përfaqësues të një korporate malejziane, e interesuar për të investuar në sektorin energjitik dhe në infrastrukturë.

Sipas njoftimit për shtyp, përfaqësuesit e korporatës i thanë kryeministrit Berisha se rezultatet e publikuara së fundmi për ekonominë shqiptare dhe performanca e saj ishin shtysa kryesore për marrjen e vendimit për të zgjeruar investimet e tyre edhe në Shqipëri.

Ata shprehen interesin për të investuar në sektorin energjitik dhe atë të infrastrukturës, duke përfshirë infrastrukurën rrugore dhe atë portuale. Gjatë bashkëbisedimit, duke bërë një panoramë të potencialeve të vendit dhe të mundësive për investim, kryeministri Berisha, siguroi sipërmarrësit malejzianë se në Shqipëri do të gjejnë një klimë të favorshme për bizneset e huaja, barrën fiskale më të ulët në Evropë.

Kryeministri Berisha i garantoi investitorët se se do të kenë mbështetjen e plotë të qeverisë dhe strukturave të saj, që, në përputhje me legjisacionin shqiptar, të realizojnë me sukses projektet e tyre.
Berisha takim me investues malejzianë

Të interesuar për sektorin energjitik

Kryeministri Berisha priti sot përfaqësues të një korporate malejziane, e interesuar për të investuar në sektorin energjitik dhe në infrastrukturë.

Sipas njoftimit për shtyp, përfaqësuesit e korporatës i thanë kryeministrit Berisha se rezultatet e publikuara së fundmi për ekonominë shqiptare dhe performanca e saj ishin shtysa kryesore për marrjen e vendimit për të zgjeruar investimet e tyre edhe në Shqipëri.

Ata shprehen interesin për të investuar në sektorin energjitik dhe atë të infrastrukturës, duke përfshirë infrastrukurën rrugore dhe atë portuale.

Gjatë bashkëbisedimit, duke bërë një panoramë të potencialeve të vendit dhe të mundësive për investim, kryeministri Berisha, siguroi sipërmarrësit malejzianë se në Shqipëri do të gjejnë një klimë të favorshme për bizneset e huaja, barrën fiskale më të ulët në Evropë.

Top Channel