Lezhë, qyteti dhe rrethinat pa ujë

05/08/2010 11:20

Qyteti i Lezhës dhe rrethinat e tij kanë mbetur pa ujë të pijshëm që prej mesditës së djeshme.

Shkak është bërë ndërprerja e energjisë nga OSSH, e cila ka ndëshkuar ndërmarrjen e ujësjellësit për mospagimin e detyrimeve.

Lidhur me situatën ka reaguar edhe deputeti i PS në Lezhë, Gjokë Jaku, i cili ia ka atribuar përgjegjësinë qeverisë.

“Ndërprerja e energjisë është një veprim dashakeq i qeverisë. Ndërprerja e energjisë bëhet posacërisht për të goditur turizmin”, ka deklaruar Jaku.

Top Channel