Kapen mallra kontrabandë

05/08/2010 16:45

Gjatë një operacioni të krimit ekonomiko-financiar, policia e Tiranës ka bllokuar mallra kontrabandë vlera e të cilëve arrin vlerën e mëse 200 mijë eurove.

Operacioni i kodur “Fitimi i munguar 2” hodhi në pranga Ardian Bibën, 39 vjeç, me profesion shofer i linjës së autobusave Tiranë-Athinë dhe anasjelltas dhe Artan Sotën, 37 vjeç, tregtar i pajisjeve elektronike në kryeqytet.

Zëdhënësja e policisë komunikoi si detaje të këtij aksioni hetimet 3 mujore në kompaninë “Klit Ballkan I”.

Agjentët e krimit ekonomiko-financiar bllokuan etiketa detergjentësh të markave të ndryshme, 280 kilogramë pigmente të cilat shërbenin për prodhim të sallamerive të rrezikshme për shëndetin, 18 mijë palë syze dielli të markave të ndryshme si dhe televizorë plazma dhe kamera dixhitale.

Top Channel