Dua Lipa dhe Callum Turner shfaqen më të dashuruar se kurrë në Itali, momente të ëmbla gjate muajit të mjaltit në Siçili
Aktori amerikan Charlie Sheen është dënuar me 30 ditë rehabilitim pasi u shpall fajtor për dhunë familjare.
Bashkëshortja e tij, Brooke Mueller Sheen i tha policisë se ai i kishte vendosur një thikë në grykë, duke e kërcënuar se do ta vriste gjatë një grindjeje ditën e Krishtlindjeve në vitin 2009.
Nga ana e tij aktori i ka mohuar deklaratat e së shoqes dhe shumë akuza serioze u rrëzuan pasi ai bëri një marrëveshje.
44 vjecari u lirua me kusht dhe u urdhërua t’i nënshtrohej për 36 orë seancave për kontrollin e inatit.
Ai do të shtrohet në një qendër mjekësore në Kaliforni, e specializuar në rehabilitimin nga alkooli dhe droga.
Top Channel