Tushemisht, dogana në mëshirë të fatit

02/08/2010 19:20

Dogana e Tushemishtit ende nuk ka përfunduar nga ndërtimi edhe pse kanë kaluar disa muaj nga afati i dorëzimit.

Projekti që parashikonte përfundimin e doganës së re brenda një viti ka tejkaluar afatet dhe punimet për mbylljen e një kompleksi ndërtimesh në këtë vendkalim kufitar me shtetin Maqedonas janë ndërprerë disa herë,

duke cuar edhe në vonesën e dorëzimit të këtij objekti. Shkak, sipas të dhënave nga firma, është bërë një nga godinat ekzistuese e cila duhet të prishet për të kryer ndërtimin e një godine të re që sipas projektit do të shërbejë per dezinfektim.

Dogana duhet të përfundonte në muajin qershor, ndërkohë që procedurat vazhdojnë të kryhen në ndërtesën e vjetër edhe pse ka një fluks në rritje të lëvizjeve në këtë pikë kufitare me Maqedoninë.

Aktualisht kjo pikë e kalimit kufitar është në gjëndje kaotike dhe me një shërbim nga ana e policisë dhe doganave që lë shumë për të dëshiruar.

Top Channel