Kinema, Di Caprio monopolizon klasifikimet

02/08/2010 19:30

Thrilleri “Inception” me aktorin Leonardo di Caprio vazhdon të qëndrojë në krye të klasifikimeve pavarësisht filmave të rinj që kanë dalë në kinematë amerikane.

Filmi ka fituar këtë fundjavë 27.5 milionë dollarë, duke e cuar në 193 milionë fitimin total vetëm në Shtetet e Bashkuara.

Komedia e Steve Carrell “Dinner for Schmucks” ishte debutimi i ri që zuri vendin e dytë, duke spostuar në të tretin filmin aksion-spiunazh “Salt” me Angelina Jolie.

Filmi tjetër “Despicable Me”, një animim ku bashkëpunon edhe aktori Steve Carrell, ka zënë vendin e katërt duke fituar 15.5 milionë dollarë.

Top Channel