Kontrolli, ushqimet të skaduara

30/07/2010 15:40

Inspektoritai i Sigurisë Ushqimore dhe Autoriteti Kombëtar i Ushqimit kanë asgjesuar rreth 50 kv vaj të falsifikuar me ambalazh plastik dhe 50 kv produkte të tjera ushqimore të cilat tregtoheshin të skaduara jashtë afatit të përdorimit.

Inspektorët kanë ushtruar kontroll të imtësishëm në tregun industrial, në ish-qytetin Nxënësi, ku kanë konstatuar produkte ushqimore që tregtoheshin pa u shoqëruar me certifikatën e sigurisë dhe cilësisë.

Në këtë treg, ku furnizohen tregtaret që vijnë nga rrethet, apo zonave periferike, abuzohet duke shitur më lirë produkte që nuk përmbushin standarte.

“Kontrolli i produkteve ushqimore bëhet për të parë përdorimin, cilësinë dhe sigurinë. Nëse do konstatojmë shkelje do marrim masa në përputhje me ligjin, deri në bllokim dhe asgjesim”, ka deklaruar Cen Myftari, zyrtar i Inspektoriatit të Sigurisë së Ushiqmit.

Në këtë treg ku furnizohen tregtarët e rretheve apo të zonave periferike, abuzohet duke shitur me cmim më të ulët produkte që garantojnë cilësi dhe siguri për konsumatorin.

Ky treg konsiderohet nën parametrat e standartit për tregtimin e produkteve ushqimore në tërësi, por dhe atyre me origjinë shtazore pasi ato tregtohen në diell dhe në ambjente të hapura.

Inspektorët theksojnë mungesën e ujit dhe kushtet e papërshtatshme higjeno-sanitare. Drejtues të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit shprehen se nuk do të tolerojnë askënd që kërkon të abuzojë me sigurinë ushqimore për konsumatorin.

Në muajin shtator, kur ky autoritet të ketë kompetenca të plota për ruajtjen e sigurisë së produkteve ushqimore, bizneset që falsifikojnë apo abuzojnë në mënyra të ndryshme nuk do të ekzistojnë më në tregje.

Top Channel