Berisha: Heqja e vizave kërkon më shumë përpjekje

30/07/2010 10:40

Një ditë pas takimit me homologun e tij në Bruksel, kryeministri Sali Berisha ka mbledhur Komitetin Ndërinstitucional ku theksoi edhe një herë punën që duhet bërë nga kjo strukturë për të siguruar sa më parë heqjen e vizave.

Sipas shefit të qeverisë, kusht themelor per luftimin e terrorizmit eshte te ndjekesh parate e tij. Në vijim ai shtoi se duhet të ketë një bashkëpunim të ngushtë mes doganave dhe tatimeve dhe theksoi se tashmë prozhektorët janë drejtuar nga Shqipëria dhe vendi do monitorohet pas heqjes së vizave.

“Komitetit i shtohet si veprmtari edhe ceshtja e të rikthyerve sepse për fat të keq kjo ndodhi me shqiptarët dhe tani normale eshte qe prozhektoret te drejtohen nga ne. Eshtë bere një fushatë promovuese shumë e mire, por gjykojmë se kjo fushatë duhet të jetë më intensive. Mos të mendojmë ne se vendet e BE-së po të votonin, do votonin për heqjen e vizave. Këtë e bejnë qeveritë në respekt të qytetarëve shqiptarë. Në të kundërt vizat nuk do hiqeshin sepse kanë ndrojtje dhe ne duhet të bejmë cdo gje që momenti i vendimit të pritet me dinjitet nga shqiptarët”, theksoi kreu i qeverisë.

Në vijim të fjalës së tij ai tha se asnjë shqiptar nuk duhet të qëndrojë më shumë se 90 ditë jashtë shtetit. Berisha komentoi edhe luftën kundër kultivimit të lëndëve narkotike, duke premtuar dorë më të ashpër ndaj kultivuesve.

 “Nuk ka te dhena zyrtare per mbledhjen e kanabisit por nje perpjekje paraprake serioze eshte bere. Ligji duhet te veproje mbi te gjithe ata qe mbellin kanabis dhe e verteta eshte qe arrestohen me shume shofere qe transportojne se sa kultuvues. Kjo praktike duhet te marre fund. Qe te gjithe te vendosen para ligjit. Kerkesave te autoriteteve vendore per kontrolle duhet t’u pergjigjemi me perparesi. Autoritetet vendore duhet te denoncojne nese gjenden ne territorin e tyre kanabis. kjo eshte rruga me e sigurte per zbulimin dhe parandalimin e mbjelljes se tij sepse deri tani shofere arrestojne. Nuk mund te them se procesi i vizave nuk ka pasur vleresimin maksimal nga ju, por krimi i organizuar perben objektivin kryesor te perpjekjeve tona per ligjin dhe zbatimin e tij”, përfundoi kryeministri.

Top Channel