PS: Berisha po instalon korrupsionin në vend

28/07/2010 13:05

Partia Socialiste ka vijuar edhe sot me akuzat e saj ndaj qeverisë, të cilën e konsideron si përgjegjësen kryesore për instalimin e korrupsionit në vend.

Në një deklaratë për mediat, deputetja Arta Dade ka deklaruar se korrupsionit të Berishës i është shtuar edhe ai i aleatëve të tij në koalicion.

“Korrupsionit të ministrave të PD i është shtuar edhe ai i partive të koalicionit. Kryeministri Berisha është përgjegjës për instalimin e korrupsionit në vend”, ka pohuar Dade.

Ajo i ka kërkuar prokurorisë që të veprojë ndaj rasteve “skandaloze” të ministrave të denoncuar.

PS i referohet kryesisht ministrit të Ekonomisë, Dritan Prifti, i cili sipas saj ka shtuar në mënyrë ilegale pasurinë e tij me 1.7 milionë euro.

Top Channel